Iu ndërprenë xhirimet sepse nuk zbatoi rregullat anticovid? Dua Lipa: Është për të ardhur keq

18/10/2020 - 18:03

Së fundmi qarkulloi lajmi se këngëtares shqiptare Dua Lipa i kishin pezulluar xhirimet për vidoeklipin e saj më të ri. Sipas gazetës britanike “The Sun”  xhirimet ishin pezulluar pasi Dua dhe stafi i saj nuk kishin zbatuar rregullat anti-Covid.

Vetë Dua ka reaguar e revoltuar ndaj këtij lajmi duke e hedhur poshtë atë ndersa tregoi se avokatët e saj kanë kontaktuar tashmë me gazetën.

"Një gazetë tabloide në Mbretërinë e Bashkuar (së cilës nuk do t’i bëj reklamë falas duke e përmendur), natën e kaluar publikoi një artikull rreth xhirimeve të videos time në Londër duke thënë se janë shkelur rregullat kundër Covid.  Kjo është plotësisht e pavërtetë, absolutisht të gjitha udhëzimet janë respektuar.  Kjo është një nga shumë historitë e pavërteta të botuara nga kjo gazetë për mua këtë vit. Avokatët e mi i kanë dërguar një letër gazetës sot. Është për të ardhur keq se një pjesë e shtypit britanik kërkojnë vëmendje për të shitur artikuj sesa të flasin për të vërtetën apo për ndjenjat e personit për të cilin shkruajnë. Ka patur shembuj jo të mirë vitin e fundit duke përfshirë personazhe të njohur britanikë, por unë do ta mbaj qëndrimin tim."- ka shkruar Dua.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kim Kardashian, mbushi 40-vjeç disa ditë më parë, ndërsa festa e saj ishte kryefjala e të gjitha mediave.

Xhevdet Ferri u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare më 16 janar të këtij viti.

Legjenda e muzikës, Elton John teksa ka folur në një videolive me këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e ka komplimentuar atë publ

Dhjetë ditë më parë, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj  u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Die

Nuk është thashethem, ka një njeri të ri në jetën e Adele.

Gwen Stefani i ka thënë “Po” propozimit për martesë të Blake Shelton, pas 5 vitesh së bashku.

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka zbuluar ditën e sotme se ai dhe bashkëshortja e tij, Konstandina më në fund e kanë fituar bete

Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, do të bëhen prindër për herë të parë dhe duket se dita e madhe po afron.

Modelja e njohur Chrissy Teigen, humbi fëmijën e saj më 1 tetor.

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ditën e sotme ka dhënë lajmin se do të jetë prezantuese e MTV Europe Music Awards 2020 që do të zhvi