Pak kohë më parë, Fifi zbuloi se ishte kushërirë me Ermal Fajzullahun.

Ajo tha tek “Shiko Kush Luan” se familja e Ermalit ka pasur mbiemrin e saj, por më vonë e kishin ndryshuar.

Ditën e djeshme, këngëtari ishte i ftuar në “Express Rozë” dhe tregoi si qëndron e vërteta e lidhjes së gjakut mes tyre.

Ai tha se me Fifin janë nga e njëjta krahinë, por nuk janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Me një prejardhje shumë të largët, jemi nga një krahinë. Mirëpo nuk është se jemi të afërt. Nga fisi jemi diçka”, tha Ermali.

Në lidhje me bashkëpunimin e tyre, të titulluar “Përjetësi”, Fejzullahu tha se kishte qenë Fifi ajo që e kishte ftuar për të, teksa shtoi se këngëtarja kishte pasur dëshirë ta publikonin në verë, ndërsa ai kishte insistuar për në dimër meqënëse ishte një baladë.