Ermal Mamaqi për pak nxjerr në treg filmin e tij të dytë “I Love Tropoja”. Bashkëshortja e tij, Amarda Toska ka zgjedhur ta urojë për suksesin në shitjen e biletave të premierës, përmes një videoje në rrjete sociale.

Por, me këtë rast moderatorja gjeti rastin për t’i kthyer edhe një përgjigje thumbuese Bes Kallakut.

“Gëzuar Ermal Mamaqi po të bëj gëzuar me limonadë sot. Urime sepse mora vesh që ka dyndje në biletat e I Love Tropoja. E vërtetove edhe këtë herë që je super biznesmen”, është shprehur Amarda Toska.