Jennifer Aniston dhe moderatorja e njohur Ellen kanë habitur të gjithë publikun duke shkëmbyer një puthje në buzë. 50-vjeçarja nuk e pati problem të puthej me mikeshën e saj prej vitesh, pak ditë pasi ajo puthi kolegun Howard Stern në një tjetër program.

“Kur është hera e fundit që ke puthur një vajzë në buzë”, e pyeti Ellen. Aniston priti një sekondë për të menduar mbi përgjigjen e saj dhe tha:

“Unë nuk i puth vajzat në buzë, jo …”  dhe pikërisht aty Ellen u përkul, dhe aktorja me moderatoren shkëmbyen një puthje.

“Kjo është ajo që donin të shihnin, ata e kanë dashur këtë me vite!”, tha Ellen.

Ndërkaq fansat shpresojnë që bashkëshortja e Ellen, Portia de Rossi, me të cilën është martuar prej vitit 2008, të mos bëhet xheloze.