Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se e kanë çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel, pasi ditët e fundit kanë vendosur të jetojnë së bashku.

Jennifer së bashku me fëmijët e saj ka vendosur ta “braktisë” Miamin, për të jetuar tashmë në Los Anglelos pranë Ben.

Ky hap i tyre ka gëzuar jo vetëm fansat e dyshes, por edhe ish-bashkëshorten e Affleck. Jennifer Garner ka dhënë bekimet e saj së largu për Lopez dhe Affleck.

“J.Lo e ka aprovimin e Jennifer. Ato janë takuar ndër vite kur u janë kryqezuar rrugët dhe JLo mendon se ish-bashkëshortja e partnerit të saj është një nënë dhe njeri i mrekulleshëm”, – u shprehen burimet.