Jennifer Lopez ka ndezur përsëri rrjetet sociale, kësaj radhe me foton e fustanit të nusërisë. Këngëtarja e aktorja duhet të martohej me yllin e bejsbollit amerikan Alex Rodriguez, por martesa e tyre është shtyrë tre herë deri tani.

J-Lo do të martohej me Rodriguez prej vitit të kaluar ne Itali, por ceremonia është shtyre disa herë prej masave të koronavirusit.

51-vjeçarja gjithsesi ka emocionuar fansat me foton e fustanit të nusërisë, një veshje e punuar me delikatesë dhe me shpatull të rënë, për të cilin Jennifer tha se i rrinte i fiksuar “si një dorezë”.

I fejuari i saj Alex i kishte bërë kërkesën magjike dy vjet më parë dhe Jennifer ka pranuar, edhe pse pohon se prej pandemisë së koronavirusit  të dy janë detyruar të marrin seanca konsulence te psikologu.

J-Lo pranonte se çifti kishte marë konsulencë  për mbarëvajtjen e marrëdhëneis së tyre tashmë katër-vjeçare. “Besoj se na ka ndihmuar shumë. Martesën e kishim planifikuar prej muajsh, dhe e dëshironim jashtë SHBA. Ndoshta nuk është koha e duhur por çdo gjë ka momentin e saj magjik”, tha Lopez.