Këngëtarja Jennifer Lopez është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku pasqyron jetën familjare dhe aktivitetet e saj të panumërta.

Por këtë herë në Instastory ka bërë një postim ndryshe. JLO ka shpërndarë foton e Nënë Terezës, bashkëngjitur me një shprehje të Shenjtores shqiptare.

“Kam besuar se lutja i ndryshon gjërat, por tani e di se lutja na ndryshon ne, dhe ne ndryshojmë gjërat”, thuhet në shprehjen e Shenjtores sonë, të cilën këngëtarja e shoqëron me një zemër dhe dy duar që luten.

Kjo nuk është hera e parë që persona të famshëm shpërndajnë foto dhe shprehje të Nënë Terezës, që është frymëzim për miliona njerëz.