John Travolta ka ndarë një mesazh prekës për djalin e tij, Jett i cili u nda nga jeta në vitin 2009. Jett do të festonte ditëlindjen dhe Travolta postoi një foto të tyre bardh e zi, shoqëruar me një mesazh ku shprehte dashurinë dhe mallin për të birin.

“Gëzuar ditëlindjen i bukuri im Jetty. Të dua”, u shpreh Travolta.

Edhe e bija e aktorit, Ella komentoi në postimin e të atit me disa emoji zemra. Ajo publikoi edhe një foto me vëllain kur ata ishin të vegjël.

“Të dua Jetty. Gëzuar ditëlindjen”, shkroi Ella.

Jett Travolta, asokohe 16 vjeç humbi jetën gjatë pushimeve të tyre familjare në Bahamas. Ai lëndoi kokën në tualet pas epilepsisë.

Jett ishte djali i Travoltës me aktoren Kelly Preston. Ajo u nda nga jeta vitin e kaluar pas një beteje me kancerin e gjirit.