Romanca mes këngëtares Jonida Maliqi dhe aktorit Romeo Veshaj është në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Ata u rikthyen në krahët e njëri-tjetrit më të dashuruar se kurrë pas disa kohësh të ndarë.

Por duket se çifti ka vendosur ta çojë marrëdhënien e tyre edhe një hap më tej.

Burime për GSH raportojnë se Jonida dhe Romeo kanë nisur bashkëjetesën në shtëpinë e këngëtares.

Së bashku edhe me çiftin jeton edhe djali i Jonida Maliqit, Joni.