Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Jonida Vokshi zbulon planet për zgjerimin e familjes

04/05/2021 - 16:08

Jonida Vokshi dhe bashkëshorti i saj Besniku vitin e kaluar u bënë prindër për herë të parë. Çifti u bekua me një vajzë, të cilën vendosën ta quanin Emi. Ndonëse nuk kanë kaluar shumë kohë, çifti i njohur mendojnë që tani për zgjerimin e familjes.

Mbrëmjen e djeshme, teksa ishte e ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, Jonidës iu desh t’u përgjigjej pyetjeve të fëmijëve edhe në lidhje me jetën private.

“Kur do të bëhesh nëna e një djali?”– ishte njëra nga pyetjet.

“Në fakt, për këtë Besniku ka thënë se duhet të bëjmë edhe një vajzë dhe pastaj do bëjmë një çun. Dhe meqë kështu do burri, ia lëmë në dorë burrit”,- tha aktorja duke qeshur.

Si çdo prind i ri, edhe Jonida me bashkëshortin e saj nuk kanë ditur se si ta mbajnë një fëmijë të porsalindur, duke pasur parasysh brishtësinë e tyre.

Ndër të tjera, Vokshi tregoi se pas lindjes, Emi qante shumë për shkak të dhimbjeve të barkut dhe për këtë arsye, Besniku kishte nisur të lexonte dhe të praktikonte metoda të ndryshme për ta qetësuar.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori Liam Hemsworth është gati që të martohet me partneren e tij, modelen Gabriella Brooks.

Para 20 vjetësh, Bill Gates njoftoi se do të jepte dorëheqjen si CEO i kompanisë gjigande që ai themeloi me Paul Allen në 1975.

Muzika, jeta e natës dhe koncertet pësuan një goditje të fortë gjatë vitit 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ylli i muzikës pop Bebe Rexha ka zbuluar se e konsideron seksualitetin e saj “fluid”, dhe në një intervistë të re me Gay Times botuar të

Regjisori Eduart Grishaj dhe moderatorja Arbana Osmani, një nga çiftet e pëlqyera nga publiku shqiptar sot festojnë ditën e lindjes.

Më 26 dhe 27 maj do të zhvillohen netët gjysmëfinale të festivalit "Kënga Magjike 2021", ndërsa finalja do të jetë më 29 maj.

Seriali “La Casa De Papel” është një ndër më të preferuarit dhe të suksesshmit kohët e fundit.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka promovuar albumin që do të dalë së shpejti, si dhe ka postuar disa foto k

Rita Ora guxon me stilin dhe ajo kurrë nuk ka pasur frikë ta tregojë këtë.