Justin Bieber diagnostikohet me sëmundjen e rrezikshme

09/01/2020 - 12:06

Këngëtari Justin Bieber është diagnostikuar me sëmundjen “Lyme”, që është një infeksion bakterial.

Lajmin e ka dhënë vetë artisti përmes një postimi në Instagram, ku shkruan:

"Shumë njerëz janë duke thënë se gjendja ime është shumë e keqe, por ata nuk arrijnë ta kuptojnë se unë jam diagnostikuar kohët e fundit me sëmundjen Lyme. Jo vetëm kaq sepse unë pata një komplikacion të rëndë, që preku funksionimin e lëkurës, trurit, energjisë dhe shëndetit tim. Por gjithçka do shpjegohet më tej, përmes një serie videosh, që unë do publikoj së shpejti në kanalin tim zyrtar në YouTube. Aty ju do mësoni gjithçka, me çfarë unë jam përballur kohët e fundit. Do kalojnë disa vjet dhe marrja e një trajtimi të duhur do ndihmojë në kapërcimin e kësaj sëmundjeje, deri tani të pashërueshme dhe unë do të rikthehem më mirë se kurrë."

Kjo sëmundje shkakton njolla të kuqe në lëkurë dhe kruarje. Në një stad më të avancuar, sëmundja mund të shkaktojë humbje të aftësisë lëvizëse të fytyrës, dhimbje të forta koke, temperaturë të lartë dhe probleme me zemrën.

Justin u infektua nga bakteri në fund të verës së vitit 2019 dhe herë pas here është fotografuar me serum në krah pas trajtimit të sëmundjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Largimi i Dojna Memës nga Top Channel pak muaj më parë bëri shumë bujë në rrjete sociale.

I ftuar mbrëmjën e kaluar në emisionin “Shiko kush luan”, Capit T nuk mundi t’i shpëtonte sfidës “Paintball”.

Aktori Arnold Schwarzenegger iu nënshtrua një operacioni në zemër për të zëvendësuar një valvul pulmonare.

Aktorja e njohur, Jennifer Aniston u ka bërë kërkesë fansave që të mos e votojnë Kanye West në zgjedhjet në SHBA.

Blogerja Armina Mevlani ka kujtuar përmes disa fotosh në Instastory përvjetorin e njohjes të fejuarin e saj, Shkëlzen Berisha.

Këngëtarja e njohur, Fifi në të gjitha intervistat e saj ka deklaruar se është marrëzisht e dashuruar duke mos dhënë më shumë detaje për

Spikerja e njohur e lajmeve, Fabiola Hoxha dhe partneri i saj Indrit Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kanë dalë

Marina Vjollca ka publikuar në rrjete sociale dy fotografi shumë sensuale, duke vendosur këmbët në plan të parë.

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa shtyn për në shtator dhe tetor 2021 turneun evropian të planifikuar për në janar dhe shkurt të vitit

Alban Dudushi ka thyer heshtjen dhe ka konfirmuar atë që prej javësh shkaktoi bujë.