Justin Timberlake baba për herë të dytë, zbulon gjininë dhe emrin e fëmijës

18/01/2021 - 21:35

Në muajin dhjetor të vitit 2019, martesa e Justin Timberlake dhe Jessica Biel ishte pranë përfundimit, për shkak të disa fotove ku artisti i njohur shfaqej shumë afër me një prej kolegëve të tij.

Gjesti i Justin nga shumë persona u konsiderua si akt tradhëtie, ndërsa marrëdhënia me Jessica-n nuk ishte e mirë. Megjithatë ata morën vendimin që të nisnin terapinë në çift dhe duket se dashuria arriti të rikthehej si më parë. Jo vetëm kaq, por Justin dhe Jessica u bënë edhe prindër për herë të dytë!

Ishte “DailyMail” që zbuloi në muajin korrik të vitit që lamë pas se Jessica ka sjellë në jetë fëmijën e dytë të çiftit, ndërsa shtatzënia u mbajt krejtësisht e fshehtë. Asnjëri prej tyre s’kishte reaguar për këtë lajm, por i ftuar në “Ellen Degeneres Show”, Timberlake foli për herë të parë, duke konfirmuar gjithçka.

Këngëtari tregoi se ai dhe Jessica ishin bërë sërish me djalë, pas djalit të tyre të parë tashmë. Madje ai zbuloi emrin e të voglit, Phineas.

“Quhet Phineas. Ai është i mrekullueshëm dhe kaq i mirë. Sigurisht, nuk po na lë të flemë fare, por jemi shumë të entuziazmuar të lumtur dhe mirënjohës” - tha artisti i hitit “Mirrors”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë u shpallën sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Irkenc Hyka është një ndër personazhet më të pëlqyer dhe baladat e tij kanë rrëmbyer vëmendjen, duke u kthyer menjëherë në hite.

Kisha ortodoske e Qipros ka bërë thirrje për tërheqjen e këngës zyrtare përfaqësuese të vendit në Eurovizion, duke thënë se promovon adhu

Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata janë padyshim një ndër çiftet më të përfolur në mediat rozë.

Çifti i njohur reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë bërë prindër për herë të dytë.

Parukieri i Kim Kardashian fotografoi momentin epik kur Kim po flinte dhe e postoi në rrjetet sociale.

Moderatori i emisionit "Gjoni Black", Meriton Mjekiqi mbrëmjen e 2 marsit është arrestuar në Prishtinë.

Aktorja Gal Gadot pritet të bëhet nënë për herë të tretë.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka bërë të ditur se gjatë i është nënshtruar një operimi në gju.

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj iu nënshtrua ditën e sotme testit për koronavirus.