A ka bërë operacione plastike? Xhensila Myrtezaj nxjerr fotot dhe tregon të vërtetën

23/09/2020 - 11:12

Të shumta janë rastet kur artistët shqiptarë në tërësi kritikohen për ndërhyrjet apo operacionet plastike.

Dhe së fundmi është Xhensila Myrtezaj, ajo e cila ka reaguar me një postim në Instagram, duke publikuar fotografi kur ishte 11 vjeçe, përmes të cilave tregon se është krejtësisht natyrale.

Ajo shton se fytyra dhe trupi i saj në atë kohë janë po aq të paprekura nga operacionet plastike sa sot.

Postimi i plotë i Xhensilës:

Jeta është e bukur dhe kur them këtë nuk harroj të përfshij sakrificat. Nuk kam kujtime të kapura nga aparati fotografik nga periudha e fëmijërisë sepse nuk jam rritur në një familje me mundësi për të më shkrepur foto. Imazhet e mia të para janë ato që dokumentojnë dashurinë time për muzikën, imazhe nga emisionet ku kam marrë pjesë. Kamera më ka njohur si këngëtare dhe sot më shërben si mjet i një lufte që ashtu si çdo luftë, është e padrejtë...

Fytyra dhe trupi im në moshën e këtij momenti pranë Alketa Vejsiut, janë po aq të paprekura nga operacionet plastike sa sot. Kam trokitur në parukeri e në palestër dhe kam dalë entuziaste për reagimin e publikut, publikun që dua ta mbush me dashurinë time.

Megjithatë njerëzit kanë hedhur në erë çdo derë shpifjeje dhe unë nuk kam reaguar. Ndërkohë jam njeri dhe jam njeri publik por kjo nuk i jep të drejtën askujt që të vjellë mbi imazhin tim (e të askujt) mërzitjet dhe mllefet personale. Shumë e shohin imazhin e Xhensilës nga kamera por Xhensilën kur kamerat fiken e njohin vetëm të afërmit dhe miqtë.

Kam respekt për skepticizmin, kam respekt për pyetjet e sinqerta por nuk kam respekt për fenomenin e shpifjes pa masë vetëm sepse përtohet që të vëzhgohet përpara se të flitet. Mund të shkruaj më shumë por në fund të ditës, unë mbi të gjitha flas me ata që më njohin pa bërë fjalime: me Zotin dhe me njerëzit që më duan.

Këtë postim dua ta mbyll duke ndarë dhe dy gjëra të tjera; dua të ndaj krenarinë për rrugëtimin e kësaj vajzës që i shkëlqenin sytë nga lumturia e atij momenti dhe të ndaj me fansat e mi mallin për t’ju kthyer skenës sapo muzikës t’i jepet sërish hapësirë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja e njohur, Beyonce ka pozuar për numrin e muajit dhjetor të “British Vogue”.

Princ Leka dhe Elia Zaharia u bënë u bënë prindër të një vajze më 22 tetor, të cilën vendosën ta quajnë Geraldina.

Aktorja e njohur hollivudiane, Scarlett Johansson është martuar në fshehtësi me të fejuarin e saj Colin Jost.

Kim Kardashian, mbushi 40-vjeç disa ditë më parë, ndërsa festa e saj ishte kryefjala e të gjitha mediave.

Xhevdet Ferri u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare më 16 janar të këtij viti.

Legjenda e muzikës, Elton John teksa ka folur në një videolive me këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e ka komplimentuar atë publ

Dhjetë ditë më parë, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj  u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Die

Nuk është thashethem, ka një njeri të ri në jetën e Adele.

Gwen Stefani i ka thënë “Po” propozimit për martesë të Blake Shelton, pas 5 vitesh së bashku.

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka zbuluar ditën e sotme se ai dhe bashkëshortja e tij, Konstandina më në fund e kanë fituar bete