“Ka qenë një moment në të cilin mendova të vrisja veten…”.

Kështu ka treguar këngëtarja e famshme, Katy Perry për radio SiriusXM CBC, për një nga momentet më të vështira të jetës së saj.

“Ishte viti 2017. Isha ndarë me të fejuarin tim (Orlando Bloom) që tani do të jetë babai i fëmijës tim, isha në një krizë totale…”

35-vjeçarja që është në pritje të fëmijës së saj të parë ka zbuluar se si pas ndarjes me Bloom ishte në depresion.

“Karriera ime ishte gjithmonë e më poshtë. Më pas ndodh diçka e jashtme, jo një event i madh, por për mua ishte si një tërmet. Kisha dhënë kaq shumë sa u ndjeva e bërë copash. Isha ndarë me të dashurin tim…Isha kaq entuziaste për të fluturuar lart me diskun tim të ri, por unë nuk u ngjita, përkundrazi u përplasa…”, tregon Perry.

Ajo gjithashtu tregon se si feja e ka ndihmuar atë të dalë nga ky moment i vështirë. Besimi që për Perry do të thoshte shtresë dhe mirënjohje:

“Pasi mbërrita në pikën më të ulët, e kuptova që nuk doja të bëja jetën e super starit. Mirënjohja më shpëtoi jetën. Nëse do kisha qëndruar e mbyllur në trishtimin tim do të kisha bërë një gjest ekstrem, por unë gjeta një mënyrë për të qenë mirënjohëse. Akoma sot, kur dëgjoj që gjithçka bëhet e vështirë falënderoj zotin dhe përsëris “faleminderit për gjithçka kam, edhe kur janë në humor të keq”.”

Katy dhe Orlando kanë filluar lidhjen e tyre në 2016 dhe dolën në publik gjatë Festivalit të Cannes në atë vit. Pak pas një viti çifti u nda, por pak muaj më vonë, në të njëjtin vit, ata u kthyen së bashku. Tani çifti është në pritje të fëmijës së parë së bashku.