Reperi Kanye West ka performuar së fundmi këngët e albumit të tij më të fundit në një burg në Teksas, ku rreth 200 të dënuar kanë pasur mundësinë që ta takojnë nga afër.

Të burgosurit janë emocionuar nga këngët dhe gjatë performancës së reperit nuk kanë munguar edhe lotët.

"Jesus Is King" mban emrin albumi më i fundit i Kanye West, i cili po arrin një famë të jashtëzakonshme.

Fillimisht, këngët e tij u shoqëruan edhe me një kor dhe më pas u transferua përmes një tuneli të fshehtë tek një tjetër strukturë.