Reperi Kanye West i është përgjigjur letrave të divorcit që bashkëshortja e tij, Kim Kardashian paraqiti dy muaj më parë.

Revista “HollywoodLife” shkruan se 43-vjeçari mori dy muaj kohë për të pranuar divorcin dhe gjatë kësaj perriudhe është përpjekur të rregullojë marrëdhënien me Kim, për të shpëtuar martesën.

Një burim i afërt me reperin ka zbuluar se më 9 prill, avokatët e Kanye paraqitën dokumente që kërkojnë kujdestari të përbashkët për 4 fëmijët e tyre.

“Kanye shpresonte se gjatë kësaj kohe do të mund të rregullonte gjërat. Është e qartë se kjo nuk po ndodh, dhe ai më në fund e ka pranuar ndarjen. Rrethi i tij i ngushtë e nxiti të punësonte një avokat të mirë dhe ta zgjidhte këtë një herë e përgjithmonë dhe fatmirësisht ai më në fund dëgjoi arsyen. Shqetësimi i tij kryesor është marrja e të drejtave të barabarta për të parë fëmijët e tij. Kjo nuk është diçka që Kanye dëshiron. Nëse do të ishte në dorën e tij, ky divorc nuk do të ndodhte, kështu që ndërmarrja e këtij hapi ishte shumë e dhimbshme për të. Por, ai nuk ka asnjë mundësi tjetër.”