Kate Winslet është shprehur se mendoi se për pak do të vdiste  gjatë xhirimeve të “Avatar 2”. Aktorja 45-vjeçare theu rekordin e Tom Cruise duke mbajtur frymën nën ujë për shtatë minuta dhe 14 sekonda.

Megjithëse ishte një përvojë e mrekullueshme, aktorja është shprehur gjithashtu se ishte e vetëdijshme për rrezikun që paraqiste.

“Zot, është thjesht e mrekullueshme. Nuk mund të mendosh për asgjë, nuk mund të bësh lista në kokën tënde, thjesht po shikon flluskat poshtë teje. Fjalët e mia të para, kur dola ishin, ‘A kam vdekur?’ Po, mendova se do të vdisja.” u shpreh aktorja.

Në një intervistë për “Entertainment Tonight”, Kate deklaroi se ishte “shumë krenare” për veten. Teksa u shpreh se kishte patur njerëz që i shkonin në vendin e punës dhe i shprehnin habinë e tyre se si kishte rezituar aq gjatë në ujë.