Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, në prill të këtij viti bëri publik vendimin që kishte marrë në lidhje me marrëdhënien me Dj Geek, i cili rezultoi të ishte ndarja.

Por komentet e fundit që i kanë bërë njëri-tjetrit në rrjete sociale ngritën shumë dyshime te fansat, pasi edhe zemrat nuk munguan.

Dj Geek komentoi “Whoh” shoqëruar me zemra dhe Dafina ia kthen në të njëjtën mënyrë.

Megjithatë, nuk dihet nëse këto zemra tregojnë se dyshja kanë mbetur miq të mirë, apo se po rikthehen bashkë, vetëm 4 muaj pas ndarjes.