Në fillim të marsit, Katy Perry dha lajmin e shtatzënisë në mënyrën më origjinale. Këngëtarja thjesht u shfaq me barkun e rrumbullakosur në videoklipin e këngës “Never Worn White”.

Pas publikimit të klipit, ajo shkroi në rrjetet sociale se më në fund nuk i duhej ta fshihte më barkun duke mbajtur ndonjë çantë para.

Diten e sotme këngëtarja ka zbuluar edhe gjininë e bebit, që me sa duket qenka një vajzë. Ajo ka postuar në Instagram një foto të partnerit të saj, Orlando Bloom, me fytyrën të lyer me shkumë rozë.

Katy do të bëhet nënë për herë të parë, ndërsa Bloom do të bëhet baba për herë të dytë, pasi ka një djalë 8-vjeçar me modelen Miranda Kerr.

 
 
 

 
 
 
 
 

 
 

 
 
 

 it’s a girl 

A post shared by KATY PERRY (@katyperry) on