Legjenda e muzikës, Elton John teksa ka folur në një videolive me këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e ka komplimentuar atë publikisht për albumin e saj më të ri, “Future Nostalgia”.

Ai e cilësoi si albumin më të mirë të këtij viti, të cilin djemtë e tij e pëlqejnë shumë.

“Ndërkohë që ti po më interviston…Unë dua të të them se ke bërë një nga albumet më të mira të këtij viti, “Future Nostalgia”. Njerëzit donin diçka argëtuese dhe çdo këngë e albumit është fantastike. Ne nuk ndalim së dëgjuari. Djemtë e mi e pëlqejnë shumë, David gjithashtu e adhuron”, u shpreh Elton John.

Ai shtoi se në albumin e saj, Dua ka tre hite dhe se “Levitating” është e preferuara e tij.