Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha do të jenë pjesë e sezonit të ri të spektaklit  të njohur ‘The Voice’.

Dy shqiptaret janë ftuar nga organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm në rolin e këshilltareve të jurisë për të vlerësuar garuesit e spektaklit të talenteve.

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, këngëtaret kanë shprehur entuziazmin e tyre dhe mezi po presin që të nisë shfaqja.

“The Voice” nis transmetimin më 15 shkurt dhe juria kryesore është e përbërë nga Kelly Clarkson, Blake Shelton dhe John Legend.

Dua Lipa do të jetë në krah të këngëtares Kelly Clarkson, ndërsa Bebe të Blake Shelton.