Këngëtari i njohur Nicky Jam po martohet!

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi të bërë në Instagram.

Ai ka zgjedhur që ditën e Shën Valentinit t’i propozojë të dashurës së tij dhe çdo gjë ka qenë kaq shumë romantike.

Ai i ka bërë një surprizë pranë detit dhe shkruante “Martohu me mua”.

Më pas i  emocionuar është ulur në gjunjë dhe i ka vendosur unazën partneres.

“Shën Valentini më i bukur. Të dua Cidney. Shpresoj të zgjasi deri në pleqëri. Jam mashkulli më me fat në botë”, shkruan këngëtari.

Çifti nuk ka shumë kohë që është bashkë, megjithatë kanë vendosur të marrin hapin e madh.

Ata e konfirmuan lidhjen e tyre më 7 dhjetor të vitit që lamë pas.