Gjatë vitit të ardhshëm, këngëtarja Pink ka vendosur të shkëputet pak nga muzika që ti përkushtohet më shumë bashkëshortit, Carey Hart dhe dy fëmijëve të tyre, Willow dhe Jameson.

"Kanë kaluar dy vite e gjysmë me regjistrime dhe turne dhe Willow është rikthyer në shkollë, ndërsa Jameson do të jetë parashkollor së shpejti. Ky është viti i familjes", tha Pink e ftuar në emisionin "Entertaiment Tonight". 

"Carey ka gjithashtu shumë gjëra për të bërë. Ai më mbështet shumë. Më ndjek rreth botës dhe tani është radha e tij.", shtoi më tej këngëtarja.

Sipas Billboard, turneu "Beautiful" i Pink është renditur si 10 më të mirët duke siguruar 397 milion dollarë të ardhura.