Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama ka humbur një person mjaft të dashur në jetën e saj.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja njofton se sot ka ndërruar jetë babai i saj për shkak të një sëmundjeje.

"Sot në mëngjes pas një sëmundje ka ndërruar jetë më i dashuri ynë babai Adi Kasami, njoftojmë familjarët miq të tjerë se varrimi i të ndjerit bëhët nesër datë 10.11.2019 në namazin e drekës, funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Tetovë", shkruan Big Mama.