Miley Cyrus pretendon se ka parë një qenie jashtëtokësore.

Në një intervistë për revistën “Interview”, këngëtarja 27-vjeçare ka rrëfyer përvojën e saj teksa tha se është ndjekur nga një UFO në San Bernardinos.

“Unë po udhëtoja me makinë në San Bernardino me një mikun tim dhe u ndoqa nga një lloj UFO. Unë jam shumë i sigurt për atë që pashë.”, u shpreh këngëtarja.

Cyrus vuri në dukje se dhe disa makina të tjera kishin ndaluar për ta parë atë. “Unë e pashë atë duke fluturuar, dhe shoku im e pa atë gjithashtu”, shtoi këngëtarja.

Këngëtarja e “Malibu” shtoi më tej duke thënë se “Ne bëmë kontakt me sy, dhe unë mendoj se kjo ishte ajo që më tronditi vërtet. Isha e shokuar për rreth pesë ditë.”

Kujtojmë që Miley nuk është e vetmja që ka rrëfyer eksperiencën e saj me UFO-t. Më parë ishte dhe Post Malone dhe së fundmi dhe këngëtarja Demi Lovato, e cila tha se ka qenë dëshmitare e pamjeve të pabesueshme në qiell.