03/07/2020 - 16:13
Në mesnatë është prezantuar kënga më e re e dy këngëtarëve Kida dhe Mozzik me titullin “PP”.
Projekti i ri muzikor, ndryshe nga bashkëpunimet e mëparshme është 2 në 1, jo vetëm duet, por janë dy këngë njëra pas tjetrës.
“PP” janë dy këngët Paranoia dhe Pishmon në një të vetme e cila shkon në 6 minuta e 30 sekonda.
Në 16 orë nga publikimi, videoja ka arritur mbi 1,3 milionë shikime në platformën YouTube.
/portali DurresLajm/