Kisha ortodoske e Qipros ka bërë thirrje për tërheqjen e këngës zyrtare përfaqësuese të vendit në Eurovizion, duke thënë se promovon adhurimin e djallit dhe vlera anti-shoqërore.

Këngëtarja greke, Elena Tsagrinou do të prezantojë vendin me kompozimin e stilit “dance-y pop” me titull “El Diablo” (Djalli). Sipas faqes së internetit të Eurovizion, teksti i këngës ka të bëjë me “rënien në dashuri me dikë, të keq po aq sa djalli.”

Sinoda e Shenjtë e Kishës Ortodokse të Qipros dha një deklaratë të ashpër ndaj krijimit të kontestuar, duke thënë se ndjen “zhgënjim të thellë” ndaj televizionin kombëtar të Qipros për zgjedhjen e tyre të këngës”.

“Kjo këngë nxit talljen globale duke pranuar dorëzimin tonë te djalli dhe duke promovuar adhurimin e tij, në një nënshtrim fatalist të njerëzimit ndaj fuqisë së djallit”– thuhej në deklaratën e klerikëve

“El Diablo është një këngë alegorike për një vajzë që del nga një marrëdhënie e keqe.”, tha për CNN këngëtarja 17-vjeçare Tsagrinou.

Por duke refuzuar interpretimet metaforike, Kisha tha se lirikat e këngës janë “të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me vlerat e shoqërisë qipriote”.