Demet Ozdemir është një nga aktoret më të famshme turke. Ajo është bërë e njohur për publikun shqiptar përmes rolit të ‘Zejnepit’ në serialin “Shtëpia ime, fati im”,

Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë, ku ndër të tjera ka treguar se fëmijëria e saj nuk ka qenë dhe aq e bukur.

Demet është rritur në një qytet të vogël si Izmiti dhe ka deklaruar se ka përjetuar dhunë në familje.

“Fëmijërinë time e kam kaluar në qytetin e vogël Izmit. Jetonim me mamanë, babain, motrën dhe vëllain në një shtëpi me oborr. Me pak fjalë ishim si një familje fshati. Babain e kemi patur shumë të rreptë. Motra ime e kishte shumë frikë. Mbaj mend që ulnim kokën kur ai ishte përpara nesh. Më pas vëllai ynë u shpërngul në Gjermani ndërsa unë erdha në Stamboll me motrën dhe mamanë time. Ishte një kohë e vështirë”- ka rrëfyer aktorja.