Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Kjo është arsyeja e vërtetë e ndarjes mes Kim Kardashian dhe Kanye West e zbuluan letrat e divorcit

28/02/2021 - 11:44

Në 19 shkurt Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së tyre prej një dekade. Ndërkohë që në media janë përfolur arsye të ndrysme për divorcin si tradhti apo konsumim i marrëdhënies, letrat e divorcit kanë zbuluar të vërtetën.

Kim Kardashian ka cituar në kerkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes mes tyre janë “diferencat e papajtueshme”. Në letrat e divorcit, të siguruara nga “The Sun” gjithashtu konfirmohet se ajo po kërkon kujdestarinë për 4 fëmijët e saj, North, 7 vjeçe, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeçe dhe Psalm 1 vjeç.

Mediat e huaja kanë raportuar më herët se Kim dhe Kanye kanë vizione komplet të ndryshme për mënyrën e rritjes së fëmijëve të tyre.

Ata e mendojnë krejt ndryshe mënyrën sesi fëmijët duhet të rriten. Kim do ta mbështesë gjithnjë Kanye-n dhe kauzat e tij, por e ardhmja e saj në lidhje me punën, fëmijët dhe jetën në përgjithësi i përket asaj. Eshtë ajo që bën të mundur gjithçka.”-ka treguar një burim për “People”.

Gjithashu Kim ka kërkuar që mbështetja bashkëshortore qoftë nga ajo ose nga Kanye, të përcaktohet pas finalizimit të divorcit. Thuhet se ish-çifti po bashkëpunojnë për një marrëveshje për zgjidhjen e pasurisë.

Ndërkohë kujtojmë se pritet që divorci i tyre të transmetohet i gjithi në sezonin e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”- ku duket se do të flasin për herë të parë për gjithçka që ka ndodhur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila do të përfaqësojë muajin tjetër Shqipërinë në “Eurovision 2021”, është duke promovuar këngën e saj “

Çifti i famshëm i showbizz, Beyonce dhe Jay Z numëron një pasuri prej më shumë se një bilion dollarësh.

Artistja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka fituar një çmim tjetër si ‘Favorite Artist-Crossover’, në American Music Award.

Aktorja e njohur britanike Helen Mccrory ka vdekur në moshën 52 vjeçare pas një beteje private me kancerin, njoftuan sot të afërmit e saj

Artistja e famshme, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar ndarjen një ditë më parë.

Rozana Radi është single! Ose të paktën kështu na ka lënë ajo të kuptojmë.

Ikona e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, ka bërë një gjest të lavdërueshëm dhe human. Ajo ka bërë një dhuratë të paimagjinueshme për f

Një ditë pasi zbuloi surprizën që kishte përgatitur përgjatë 3 viteve, Bebe Rexha ka zbardhur ditën e sotme detaje rreth albumit të saj.

Fifi festoi ditëlindjen më 31 mars dhe në këtë ditë të veçantë, këngëtarja mori shumë urime dhe surpriza por ndjekësit vunë re që mungont

John Travolta ka ndarë një mesazh prekës për djalin e tij, Jett i cili u nda nga jeta në vitin 2009.