Koronavirusi e lë pa koncerte, acarohet Al Bano: S’ia dal dot vetëm me pensionin!

01/06/2020 - 21:36

Karantina dhe kriza ekonomike ka prekur edhe Al Bano-n, që nuk mund t’u kthehet koncerteve live, dhe si shumë sipërmarrës është i shqetësuar për biznesin e tij.

Këngëtari i njohur foli për këtë në një intervistë, e cila u botua në numrin e fundit të së përjavshmes “Diva e Donna”.

“Nëse gjërat do të vazhdojnë të shkojnë keq, dhe mua do të më duhej të jetoja vetëm me pensionin tim, nuk do të isha fare mirë. Pensioni më shkon 1.470 euro në muaj, deri para disa muajsh ishte 1.370. Nuk e kuptoj sesi është e mundur kjo pasi gjithë jetën time kam punuar e derdhur kontribute, që kur isha fermer këtu në Puglia dhe më pas përpunues metalesh në Milano”, u ankua ai.

“Kam vetëm shpenzime, asgjë nuk po hyn. Nëse vazhdoj me këtë ritëm, do ta shtyj e shumta një vit”, shton Al Bano i shqetësuar.

Për shkak të masave anti Covid, artisti është detyruar të anulojë koncertet e programuara në Rusi, Rumani, Austri, Gjermani, Spanjë, Kinë e Australi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja e njohur Olta Boka është bërë nënë për herë të parë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me 10.3 milionë ndjekësit e saj në “Instagram

Megjithëse është shumë i ri, vetëm 21 vjeç, Brooklyn Beckham është fejuar me partneren e tij Nicola Peltz, 25 vjeçe.

Del autopsia e vdekjes së aktores Naya Rivera, trupi i së cilës u gjet një ditë më parë në liqenin Piru.

Aktori i njohur i telenovela meksikane, Raymundo Capetillo ka humbur betejën me koronavirusin.

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, fut në telashe familjen e CR7.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet më të përfolura të momentit, për faktin se kanë luajtur me idenë që janë më shumë koleg

Olti Curri ka thënë dy fjalë për këngët e reja shqiptare që po publikohen këtë sezon vere!

Romanca mes këngëtares Jonida Maliqi dhe aktorit Romeo Veshaj është në qendër të vëmendjes së mediave rozë.