Aktori i njohur i telenovela meksikane, Raymundo Capetillo ka humbur betejën me koronavirusin.

76-vjeçari u shtrua me urgjencë në spital pas problemeve me shëndetin dhe rezultoi pozitiv me Covid-19.

Mbesa e tij tregoi në rrjete sociale se gjendja e aktorit ishte përkeqësuar derisa ai humbi jetën pas komplikimeve nga koronavirusi.

Capetillo ka luajtur në shumë telenovela, disa prej të cilave janë transmetuar edhe në vendin tonë si “Pengesat e dashurisë”, “Fati im je ti”, “
“Pasioni”, “Zemër e egër”, Velloja e nuses” etj.