Prej kohësh mediat kanë shkruar për planet e dasmës së Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës.

Armina kishte nisur përgatitjet rreth një vit më parë, por si për shumë çifte të tjera edhe për blogeren e njohur pengesë është bërë koronavirusi.

Këtë e ka zbuluar vetë ajo në një postim në rrjete sociale, ku është mjaft aktive me ndjekësit.

“E shtyve dasmën për shkak të Covid-it?”-e pyet një ndjekës, të cilit blogerja i është përgjigjur:

“Po, sepse mendoj se këtë periudhë nuk duhet të ketë grumbullime. Shumë dasma janë shkaku i infektimit të njerëve. Kujdesuni!”