Dua Lipa e ka bërë tashmë të qartë përgjatë viteve që është shumë krenare për kombësinë e saj shqiptare dhe këtë e ka treguar më shumë me vepra se sa me fjalë. Si në rastin e intervistave, ku nuk nguron ta përmendi çdo herë Shqipërinë, po ashtu kur organizon një prej koncerteve më të mëdha në Europë në Kosovë, gjithashtu edhe me anë të postimeve në Instagram që ndonjëherë kthehen edhe në çështje kombëtare edhe përtej kufijve tanë.

Prandaj nuk kishte si të mungonte urimi i Dua-s në Festën e Pavarësisë së Shqipërisë, edhe një herë me fjalët më të bukura për vendin e saj. Në këtë 28 Nëntor, këngëtarja ka postuar në Instagram, ku mban lart flamurin kuz q e zi, foto që duket sikur është shkëputur nga “Sunny Hill” dhe bashkangjitur shkruan: “28 Nëntori!! Dita e Flamurit! Krenare që jam shqiptare!! Gëzuar ditën e pavarësisë!!”

Urimit i janë bashkuar edhe shumë artistë të tjerë shqiptarë në komente, po ashtu edhe familjarë të saj.