Në mediat e huaja, janë publikuar fotot e para, që tregojnë ngjashmërinë e jashtëzakonshme të Kristen Stewart me Lady Dianën, në filmin e ardhshëm “Spencer”.

Ylli i “Twilight” zbuloi në qershor se do të interpretojë princeshën e ndjerë në film, i cili do të përshkruajë jetën e saj në fillim të viteve ’90, kur Diana vendosi t’i jepte fund martesës me Princin Charles.

Në foto, Kristen shihet e veshur me një pallto të kuqe dhe kapele të zezë, të ngjashme me atë të Lady Dianës.

Filmi nuk do të prekë vdekjen tragjike të Diana-s, por do të përqendrohet në martesën e saj me Charles dhe dashurinë që kishte për fëmijët, princat William dhe Harry.

Kujtojmë që Stewart u përball me një sërë kritikash në rrjete sociale, nga përdoruesit që shpreheshin se nuk ishte e denjë për të interpretuar princeshën. Regjisori mbrojti vendimin e tij duke thënë: “Kristen është një ndër aktoret më të mira sot. Mund të jetë shumë gjëra, por mund të jetë shumë misterioze, e brishtë dhe e fortë, kjo është ajo që na duhet.”