Karantina nuk paska ndikuar aspak mirë në marrëdhënien e Kim dhe Kanye West. Ata janë zënë gjatë gjithë kohës dhe nuk janë më si më parë.
Ndërkohë që ne shpresonim që tashmë të pajtoheshin dhe ato gjëra që ndodhën të ngelen pas, Kim dhe Kanye nuk e paskan ndërmend këtë gjë.

Ata po jetojnë bashkë në shtëpinë e tyre në Los Angeles, por secili po sheh punën e vet.
Situata nuk është normale për të vetmen arsye se Kim Kardashian dhe Kanye West thuhet se nuk po shoqërohen gjatë kësaj periudhe me njëri-tjetrin dhe mezi shihen gjatë ditës.

“Kim po punon duke mos u ndalur gjithë ditën dhe po bën gjërat e saj, ndërsa Kanye është duke kaluar një kohë më të vështirë sepse ai nuk ka një rutinë kaq aktive sa Kim”, është shprehur një burim për “Cosmpolitan”.
Por para se dikush të fillojë të vërë në dyshim statusin e marrëdhënies së tyre, burimi gjithashtu shtoi se çifti po “po përpiqet që të bëjë më të mirën për marrëdhënien e tyre”.