Kryeministri Conte i kërkon ndihmë çiftit të famshëm për mesazhet antivirus

21/10/2020 - 07:34

Reperi Fedez dhe infuencuesja e modës, Chiara Ferragni janë ngarkuar nga qeveria italiane për të përhapur mesazhe parandaluese të koronavirusit.

Në një video në Instagram të shpërndarë gjerësisht në mediet sociale dhe italiane, Fedez shpjegoi se ai dhe gruaja e tij morën “një telefonatë të papritur” nga kryeministri Giuseppe Conte.

Duke folur nga Milano, një qytet në epiqendrën e krizës italiane të koronavirusit, Fedez tha se Conte kërkoi ta ndihmonte në inkurajimin e popullatës mbi përdorimin e maskave ​​për fytyrën”.

Artisti vazhdoi duke thënë “jemi në një situatë shumë shumë delikate dhe Italia absolutisht nuk mund të përballojë një bllokim të ri”.

“Me një gjest të thjeshtë mund të shmangim disi një nga skenarët më të këqij që kemi provuar muajt e fundit: kështu që ju lutem, djema, vendosni një maskë”, tha çifti.

Fedez dhe Chiara Ferragni të cilët kanë mbi 32 milionë ndjekës të Instagram kanë qenë shumë aktivë në përpjekjet e bamirësisë lidhur me koronavirusin.

Në muajin mars, çifti nisi një apel në internet ku mblodhi gati 4,5 milionë euro për një njësi të re të kujdesit intensiv në spitalin "San Raffaele" të Milanos.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktorja shqiptare, Adriana Matoshi krahas angazhimit në rolet filmike e teatrale ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për jetën e saj, duk

Justin Hartley dhe Chrishell Stause janë divorcuar zyrtarisht. Çifti i aktorëve u martuan në 2017-ën ndërsa u ndanë në vitin 2019.

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri mund të kandidojë për herë të tretë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pak kohë më parë, Fifi zbuloi se ishte kushërirë me Ermal Fajzullahun.

Kapiteni i Arsenal, Granit Xhaka pritet të bëhet baba për herë të dytë.

Arbana Osmani ka terguar sot arsyen pse nuk ka publikuar foto me barkun e rrumbullakosur gjatë shtatzënisë.

Reperi i famshëm Kanye West ka deklaruar se ka hyrë në një krizë të madhe ekonomike dhe ka kërkuar ndihmë. Ai ka treguar se është në një

Prej kohësh aktori turk me origjinë shqiptare, Can Yaman është në qendër të mediave, jo vetëm për jetën e tij artistike por dhe për atë p

Lajmi se aktori i famshëm Chuch Norris ishte në mesin e protestuesve që mësynë ndërtesën e Kongresit Amerikan, prej ditësh ka pushtuar rr

Një lajm “bombë” është duke qarkulluar në Itali.