Gjatë një konference për shtyp në Madrid, aktorja Elsa Pataky ka komentuar edhe ndarjen e shumëpërfolur  mes kunatit të saj Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus.

Modelja spanjolle, e cila është e martuar me vëllain e madh të Liamit, aktorin Chris Hemsworth, tha se kunati i saj meriton shumë herë më mirë se ish-bashkëshortja.

"Kunati im, epo … pas një marrëdhënie që i ka kushtuar 10 vjet është disi i mërzitur, por ai po përballet mirë, është një djalë i fortë dhe meriton më të mirën. Mendoj që meriton shumë herë më mirë", tha ajo, sipas revistës "Hola!".

Duke folur për marrëdhënien e Liam me bashkëshortin e saj, ajo tha se: "Gjithmonë gjen mbështetje në familje, dhe ai është bashkuar me Chris, i cili është aty për t’i dhënë gjithë forcën që i duhej".