Moderatorja Kiara Tito është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto të ndryshme.

Së fundmi përmes opsionit “Më bëj një pyetje” në InstaStory, ajo iu ka dhënë mundësi fansave që ta pyesin për çfarë ata dëshirojnë të dinë.

Njëri prej ndjekësve e ka pyetur moderatoren se kur do të martohet, pasi ka ngelur në derë.

“Kur do të martohesh se ngele tek dera”, ndërsa Kiara ia kthen: “Te dera jam akoma, këtu po pres njëherë”.