Në këtë kohë të shpërthimit të koronavirusit, kryeministri Edi Rama edhe vetë e ka deklaruar që i kushton më shumë kohë qytetarëve në Facebook.

Edhe sot ai nuk i ka shmangur replikat ku pjesë e tyre kanë qenë qytetarë të thjeshtë, por edhe këngëtari shkodran Luiz Ejlli.

“Dje nxorre pensionistat, sot mamtë. Të hënën bëjë me alfabet. Le të dalin ata që i fillon emri me A. të martën me B, etj. Kur të mbërrish tek K, dil vet”, ka shkuar këngëtari.

Por përgjigja nga kryeministri nuk ka vonuar shumë, i cili shkruan: “Luiz Ejlli, humor kaps quhet ky”.

Dhe sërish Luizi, nuk e ka kursyer një përgjigje: “Po unë t’u drejtova si kryeministër me K, pastaj se të shkon mendja tjera kund…”. Dhe pas këtij komenti kryeministri nuk ka reaguar më.