Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka uruar ditën e pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa publikon një foto ku ajo ndodhet mes flamurit të Kosovës, Dua rikthehet 13 vite pas në kohë, teksa ndiqte në Prishtinë përmes TV momentin e shpalljes së pavarësisë.

“Gëzuar ditën Pavarësisë Kosovë! 13 vite! Unë kurrë nuk do ta harroj atë që po ndodhte duke e parë në TV ndërsa jetoja në Prishtinë. Të dridhura dridhura dridhura dhe një energji e qytetit! E paharrueshme … krenare që shoh sa larg kemi arritur dhe sa larg do të shkojmë!”, shkruan Dua.