Pas disa vitesh mungesë, Anxhela Peristeri rikthehet si konkurrente në “Kënga Magjike”, me këngën "Dikush i imi".

Në studion e "E diela Shqiptare", për këngëtaren vjen një buqetë me trëndafila të kuq, të cilat e surprizojnë atë. Mjaft e veçantë ishte edhe pusulla në të cilën shkruhej: "Po të duash, sot mund ta deklarosh."

E pyetur nga Arditi se kush ia ka dërguar lulet, Anxhela u përgjigj: Nuk e tregojmë dot.

Anxhela e mohoi duke thënë se është single, por Arditi i thotë: Unë e njoh, është super. Mbaje dhe ta kesh përjetë. Shkonit shumë, një çift i jashtëzakonshëm.