16/01/2021 - 20:48
Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri mund të kandidojë për herë të tretë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përmes një postimi në Instagram, Tahiri shkruan se për të mbi të gjitha për të vlen shteti dhe kombi dhe jeta e qytetarëve.
"Dikush edhe mund të mos i çmojë vlerat tona (të mijat) e kuptojë , nuk ka dert, sepse në politikë nuk çmohen vlerat, por çmohen interesat. Prandaj edhe mund të mos jem i mirëpritur për disa individ. Njerëz të dashur, nesër do marrë vendimin tim se ku do të jem, ose nuk do të jam fare në këtë garë! Uroj të jam aty ku vlerat dhe punën tonë e çmojnë! Koalicionet po ndodhin, aderimet po, por mbi të gjitha për mua vlenë shteti dhe kombi dhe jeta e qytetarëve ku ne kemi deshmur me mijera herē se jemi në shërbimin e tyre aty në ballë ku më kërkojnë. Me respekt, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë"– shkruan Labi në postimin e tij.
Kujtojmë se para tre vitesh Tahiri kishte arritur të sigurojë vota të mjaftueshme për të marrë një vend në Kuvendin e Kosovës.
/portali DurresLajm/