21/01/2021 - 12:44
Këngëtarja Lady Gaga e cila këndoi himnin kombëtar shoqëruar nga banda e marinës amerikane në inagurimin e Joe Biden si president i SHBA një ditë më parë, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj.
Ajo kishte zgjedhur një fund të gjatë e të fryrë ngjyrë të kuqe dhe një xhaketë të zezë pas trupit, mbi të vvilën kishte vendosur një pëllumb ngjyrë ari.
Në një postimi në Twitter ajo tregoi se përmes pëllumbit që mbante dhe një degë ulliri, dëshironte që të përcillte një mesazh paqeje.
"Një pëllumb që mban një degë ulliri. Shpresoj që të gjithë ne të bëjmë paqe me njëri-tjetrin", ka shkruar Lady Gaga.
/portali DurresLajm/
