Me një foto nga momentet e tyre romantike, Sara Hoxha i ka dedikuar një urim të ëmbël partnerit të saj, Ledri Vula i cili sot feston ditën e lindjes.

Çifti shfaqet buzë detit duke u puthur gjatë perëndimit të diellit, një ndër ditët më të lumtura të jetës së tyre dhe Sara uron që ajo e Ledri të kalojnë më shumë ditë të tilla. 

“Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetën tonë dhe pata fatin ta ndaja me ju. Për shumë ditë të tjera si kjo  Gëzuar ditëlindjen njeriu që dëshiroj ta mbaj përgjithmonë në zemrën time  #Culi”, shkruan ajo.

Prej pak kohësh dyshja përflitet se është në pritje të fëmijës së tyre të parë, por deri më tani ata nuk kanë pohuar as konfirmuar këtë lajm..