Ledri Vula baba për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit që po pret Sara Hoxha

11/07/2020 - 12:11

Ditën e djeshme këngëtari shumë i dashur për publikun Ledri Vula festoi ditëlindjen. Mes shumë urimësh në këtë ditë nuk mungoi dhe ai i partneres së tij Rara Hoxhës.

Ajo publikoi dje në Instagram një foto romantike me krah Ledrin të cilën e shoqëronte me një mesazh të bukur urimi.

Sara shkruante se fotoja ishte shkrepur në një ndër ditët e tyre më të lumtura dhe menjëherë aludimet për një propozim pët martesë. Mirëpo duket se nuk është kjo arsyeja e ditës së tyre të lumtur.

“Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetën tonë dhe pata fatin ta ndaja me ty. Për shumë ditë të tjera si kjo. Gëzuar ditëlindjen burrit që do doja të përqafoja përgjithmonë në zemrën time #Culi”- ka shkruar Hoxha krah fotos ku shfaqet duke puthur Ledrin ku në sfond është deti dhe perëndimi i diellit.

Burime për ‘Prive” bëjnë të ditur se fotoja është shkrepur kur Sara e ka konfirmuar shtatzëninë. Burime pranë çiftit tregojnë se Sara është në muajin e 5-të të pritjes së ëmbël së një vajze.

Në fund të nëntorit apo në fillim të muajit dhjetor çifti do të bëhen prindër për herë të parë dhe neve s’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë shtatzëni të mbarë Sarës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Disa kohë më parë, modelja Xhesika Kadiu përmes një postimi në “Instagram”, ka treguar se ka qenë në një lidhje dashurie me Robert Berish

Jeta private e personazheve të njohur është çdo herë në vëmendje të mediave e rrjeteve sociale.

Pak ditë më parë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha tregoi se ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak se vua

Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet mjaft e kuruar dhe elegante.

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka dhënë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të personit të shtrenjtë në familje.

Me 10 çmime Grammy, një rekord 29 çmime Amerikane të Muzikës dhe pesë hite nr.1 në Billboard Hot 100, karriera e Taylor Swift ka parë një

George dhe Amal Clooney dhuruan 100 mijë dollarë për organizatat bamirëse me bazë në Liban.

Moderatorja dhe këngëtarja Rozana Radi ka një mesazh për gjithë ata që e komentuan për peshën.

Arnold Schwarzenegger ka festuar 73-vjetorin dhe ka mbledhur pothuajse të gjithë familjen për një festë të vogël.