Leonardo DiCaprio, një prej aktorëve më të mirë hollivudianë feston ditëlindjen. Fama dhe bukuria i kanë sjellë sukses të madh me femrat por sot ai mbush plot 45 vjeç!

DiCaprio e nisi karrierën në moshën 16-vjeçare në serialin “Parents in blue jeans”, ku një pjesë e madhe e vajzave u fiksuan pas flokëve të tij bjondë dhe syve blu.

Ikona e viteve '90, i cili rrëmbeu zemrat e të gjithëve me rolet e tij të ndryshme, prej kohësh po shijon lidhjen e dashurisë me Camila Morrone, 22 vjeçe.

Por përveçse në kinematografi, në vitin 1998 ai themeloi fondacionin “Leonardo DiCaprio”, një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar për promovimin e ndërgjegjësimit mjedisor.

Qëllimi kryesor është përhapja e vetëdijes për ngrohjen globale. Përmes fondacionit të tij, DiCaprio ka mbledhur miliona dollarë për kauzën.