Aktori Liam Hemsworth është gati të martohet me të dashurën australiane, modelen Gabriella Brooks, pasi sipas US Weekly, gjërat mes çiftit janë bërë serioze.

Raporti mes tyre thuhet se po shkon për mrekulli, aq sa 31- vjeçari po mendon t’i kërkojë dorën 24-vjeçare. Planet për martesë duket se janë shumë afër.

Ata nuk janë gati për ta ndarë këtë gjë me publikun, por miqtë dhe familja e tyre janë të sigurt se gjërat mes tyre po bëhen serioze dhe se një fejesë nuk është larg horizontit.

Gabriella ka qenë në lidhje me Liam që nga dhjetori 2019. Ndarja e tij e bujshme me këngëtaren e famshme Maily Cyrus u përfol gjatë nëpër media dhe tërhoqi vëmendjen e opinionit publik.

Liam dëshiron që Gabriella të qëndrojë jashtë vëmendjes, çka ishte një problem i madh gjatë romancës së tij me Miley-n dhe mesa duket aktori 31-vjeçar nuk dëshiron të përsërisë gabimet e të shkuarës.