Trashgimtarja e “Top Channel”, Lori Hoxha feston ditën e sotme ditëlindjen e saj të 27-ë. 

E para që e uroi në rrjete sociale ishte motra e saj, Sara, e cila ndau një foto të tyren nga fëmijëria, ku shkruante:

“Ka qenë një rrugë e çmendur, shoqja ime! Të dua shumë! Gjithmonë bashkë, do t’ia dalim pavarësisht çdo vështirësie!”

Ndërsa vetë Lori ka postuar në llogarinë e saj, një foto me tortën e ditëlindjes, ku shprehet falenderuese për çdo ditë të jetës së saj.

“Mbijetova 9862 ditë në këtë tokë! Falenderuese për të gjitha pengesat, arritjet, ngritjet, uljet, buzëqeshjet dhe lotët. Gjithçka! Po pres një udhëtim tjetër rreth diellit dhe ju falenderoj që jeni bërë pjesë!”- shkruan Lori.