Këngëtari Luiz Ejlli është shprehur se me futjen e Eurovizison, festivali i RTSH-së u korruptua duke u futur hilet e pazaret.

Por ai theksoi për emisionin "Thumb On" në RTV Ora se Festivali i RTSH-së ka qenë dhe do mbetet më i rëndësishmi në Shqipëri.

Ndërsa u shpreh se nuk është në dijeni të debatit mes kompozitores Diana Ziu dhe organizatores së këtij viti të festivalit, Vera Grabocka, për mospranimin në konkurs të këngës së Marko Strazimirit.

"Për sa i përket debatit që ka bërë Vera me Dianën nuk kam dijeni, nuk e kam lexuar.

Si gjithmonë në festivalet shqiptare janë lakuar emrat jo fiton x, jo fiton y. Personalisht mendoj se ai festival ka qenë dhe do jetë më i rëndësishmi në Shqipëri. Por që kur u fut Eurovision u bë pak i korruptuar, filluan hilet e pazaret."