Për të gjithë fansat e tyre që donin sërish një bashkëpunim mes tyre, Ermal Fejzullahu dhe Getto Geasy sjellin lajmi i shumëpritur. Dyshja ka bashkuar sërish forcat për një projekt të përbashkët, e këtë herë do u bashkohet edhe Majk. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ermali, i cili ka zbuluar së fundmi se ky projekt është gati pasi xhirimet kanë përfunduar dhe videoklipi pritet të publikohet së shpejti.

Kënga e fundit e Getoarit dhe Majkut mban titulli “Hajde te baba”, e cila është pjesë e albumit të tyre të përbashkët, “Vaksina”. Ky projekt është një diss i fortë për të gjithë reperët e tjerë. Dy artistët godasin më së shumti reperët e rinj, të cilët i konsiderojnë si fëmijë dhe pilivesa. Nga ana tjetër, projekti i fundit i Ermalit është po ashtu një bashkëpunim dhe daton 6 muaj më parë. Ai bashkoi forcat me këngëtaren e mirënjohur Fifi për projektin me titullin “Përjetësi”, i cili u prit mjaft mirë nga publiku dhe numëron mbi 26 milionë klikime.